Telegrafi

PSP do t’i dorëzoj dokumentet për rastin ”Puç” deri tek Këshilli i Prokurorëve

Prokuroria Speciale Publike për agjencinë e lajmeve Meta ka kumtuar se pas kërkesës nga Këshilli Gjyqësor ata kanë vendosur që t’i dorëzojnë dokumentet për rastin ”Puç”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga PSP thonë se bëhet fjalë për një vëllim të madh të dokumenteve dhe të njejtin janë duke e përgatitur për ta nisur deri tek Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë.

Më herët (18 janar) PSP njoftoi se do të tërhiqen nga kjo lëndë për shkak se nuk kishte qartësi në lidhje me dallimet në mes fakteve dhe në mes të bazës së dokumenteve që ishin në lëndë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këshilli i Prokurorëve kërkon dokumentet për rastin “Puç” nga PSP-ja