Site icon Telegrafi

PSP merr përsipër hetimin për mbylljen e tre gazetave të MPM-së

Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar nga Prokuroria Publike dokumentacionin për mbylljen e gazetave në pronësi të Media Print Maqedoni, përcjell portali “Fokus”.

PSP nga tani do të kryejë hetim se si tre gazetat janë mbyllur dhe do të kryejë hetim rreth dyshimeve për shpërdorim të detyrës zyrtare nga njerëzit e parë të kompanisë, Srgjan Kerim dhe Jana Stanisavanjeva.

Lënda është kërkuar nga Prokuroria Publike që kur PSP ka konfirmuar se ka mangësi.

Në kohën e mbylljes së gazetave, hetuesit e PSP-së kanë mundur të hyn në hapësirat e MPM-së. Kompania tani është në procedurë falimentimi. /Telegrafi/

Exit mobile version