Site icon Telegrafi

PSP-ja pret materialet e seancës së parë kundër Gruevskit

Kanë kaluar katër javë nga përfundimi i seancës së parë në PSP, por ende nuk kanë arritur në gjykatë, procesverbalet, aktet dhe vendimet e kësaj seancë për rastin e dhunës në komunën Qendër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast, i akuzuari i parë është lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. PSP-ja ka dorëzuar kërkesë deri te Gjykata themelore Shkupi 1 për t’ua dërguar vendimet. Pasi të merren këto materiale, atëherë PSP-ja do të vendosë se si do të veprojë më tutje.

Ndërkohë, Gjykata i është përgjigjur Tv Telmës dhe ka thënë se gjithçka është e përgatitur dhe vetëm se pritet që t’u dorëzohen palëve. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për më 22 shkurt./Telegrafi/

Exit mobile version