Site icon Telegrafi

PSP ende nuk ka marrë përgjigje për kërkesën për Milloshoskin

Prokuroria Speciale Publike para disa ditëve ka kërkuar informacione nga Regjistri Qendror dhe Agjencioni për fluturime lidhur me një avion privat që dyshohet se e ka poseduar Antonio Milloshoski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Afati i vendosur nga PSP-ja ka qenë 5 ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës dhe i njejti është shkelur tashmë.

Përveç interesimit për avionin, në PSP janë interesuar edhe për udhëheqjen e kompanive të caktuara nga periudha 2008-2015. /Telegrafi/

Exit mobile version