Site icon Telegrafi

Psikologët dhe sociologët, të mos heshtin

Unë nuk jam as psikologe dhe as sociologe, por në cilësinë e një njeriu me zhvillim mesatar mendor, arrij të shquaj dëmin që shkakton një format televiz si “Përputhen” apo “Love story”, tek rinia e këtij vendi.

Analiza që i kam bërë këtyre formateve është bazuar në njohuri modeste në psikologji apo në sociologji dhe jam krejt e bindur që një specialist i fushave përkatëse do të bënte një analizë shumë më të plotë se unë.

Shfaqja e Elbasanit ku fëmijë e të rritur dyndeshin tek salla e teatrit të qytetit për të parë audicionet e “Përputhen” është fytyra aktuale e kohës sonë. Kjo fytyrë është tragjike pasi në përbërje të saj nuk ka asgjë të moralshme dhe është një rrugë pa krye, brenda së cilës do gjenden skeletet televizive të shumë të rinjve dhe të rejave të cilët po shohin ëndrrën e të qenit të famshëm dhe po mendojnë se mbi këtë ëndërr mund të ndërtojnë jetën e tyre.

Vetëdija profesionale duhet të jetë arsyeja që duhet të thyejë heshtjen e psikologëve dhe sociologëve sot.

Exit mobile version