Telegrafi

PSG zgjedh Griezmannin si zëvendësues të Neymar

MADRID, SPAIN - OCTOBER 03: Antoine Griezmann of Atletico Madrid looks on during the Group A match of the UEFA Champions League between Club Atletico de Madrid and Club Brugge at Estadio Wanda Metropolitano on October 3, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Mediat franceze shkruajnë se Paris Saint Germain është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 150 milionë eurove për Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez është kthyer në në epiqendrën e lajmeve përsëri.

Sipas fjalëve klubi i kryeqytetit francez e sheh tek lojtari i Atletico Madridit, zëvendësuesin e brazilianit Neymar, i cili duket drejt largimit nga Parc des Prince.

Antoine Griezmann . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Griezmann që është një ndër dy kandidatët potencialë për të fituar trofeun e ‘Topit të Artë’ dhe kërkohen nga ai të krijohet një dyshe me Kylian Mbappen.

Dyshja do të krijonte një sulm sikurse te ai i Francës që doli të jetë fitues.

Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës e sigurojnë Bartomeun: Neymar është i mirëpritur të rikthehet

Drejtuesit e PSG-së  do të kërkojnë të fitojnë 200 milionë euro nga Neymar.

Neymar . (Photo by Mark Robinson/Getty Images)

Për brazilianin po flitet gjithnjë e më shumë se mund të rikthehet te Barcelona, por nuk mungojnë interesimet nga disa ekipeve të rëndësishme nga Liga Premier dhe Real Madridi. /Telegrafi/