Mediat franceze shkruajnë se Paris Saint Germain është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 150 milionë eurove për Antoine Griezmann.
Sulmuesi francez është kthyer në në epiqendrën e lajmeve përsëri.
Sipas fjalëve klubi i kryeqytetit francez e sheh tek lojtari i Atletico Madridit, zëvendësuesin e brazilianit Neymar, i cili duket drejt largimit nga Parc des Prince.
Griezmann që është një ndër dy kandidatët potencialë për të fituar trofeun e ‘Topit të Artë’ dhe kërkohen nga ai të krijohet një dyshe me Kylian Mbappen.
Dyshja do të krijonte një sulm sikurse te ai i Francës që doli të jetë fitues.
Drejtuesit e PSG-së do të kërkojnë të fitojnë 200 milionë euro nga Neymar.
Për brazilianin po flitet gjithnjë e më shumë se mund të rikthehet te Barcelona, por nuk mungojnë interesimet nga disa ekipeve të rëndësishme nga Liga Premier dhe Real Madridi. /Telegrafi/