Paris Saint-Germain është vënë pas mesfushorit të Juventusit, Sami Khedira.
Gjermani është në vitin e fundit të kontratës me Juven, ndërsa ardhja e Emre Can mund t’ia zvogëlojë minutat në lojë.
Sipas Tuttosport, PSG i ka bërë ofertë Juventusit dhe lojtarit, pasi që në Francë afati kalimtar mbyllet me 31 gusht.
PSG e sheh si zëvendësim të Adrien Rabiot.
Ky i fundit mund të bashkohet me Barcelonën ose në ditët e mbetura, ose në vitin e ardhshëm si lojtar i lirë.
Juve ia ka bërë të çartë francezëve që Khedira nuk është në shitje dhe janë në bisedime për të vazhduar kontratën.
Zonja e Vjetër i ka ofruar rinovim për një vit.
Khedira ka ardhur te Juventusi në vitin 2015 nga Real Madridi dhe ky është viti i katërt i tij te italianët. /Telegrafi/