Barcelona po përballet me vështirësi në regjistrimin e Dani Olmos për shkak të kufizimeve të vazhdueshme financiare.
Paris Saint-Germain thuhet se po vëzhgon nga afër situatën, me spekulime në rritje se ata mund të lëvizin për spanjollin nëse vazhdojnë çështjet e regjistrimit të klubit katalunas.
Olmo, një figurë kyçe për Spanjën në Kampionatin Evropian, shihet si një objektiv tërheqës. Ai nisi çdo ndeshje për Spanjën në turne, duke impresionuar me paraqitjet e tij.
Interesmii i PSG-së për lojtarin është rritur vetëm pasi vështirësitë e Barcelonës vazhdojnë.
Barcelona nuk heq dorë nga sigurimi i regjistrimit të Olmos, por që duhet të shesin lojtarë.
Klubi po eksploron alternativa, duke përfshirë shitjen e vendeve VIP në Spotify Camp Nou të ri, i cili mund të mbledhë 120 milionë euro për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. /Telegrafi/