Duket parë ofertat e shumta drejt Blaise Matuidit, Paris Saint-Germaini, i ka vendosur tashmë atij një çmim.
Ish-mesfushori i Saint-Etienne, është cak i shumë klubeve angleze, por së fundi për atë ka shfaqur interesim serioz edhe Juventusi.
E gjitha kjo pasi ylli i PSG-së shikohet si zëvendësues perfekt i Paul Pogbas.
Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, kampioni francez i ka vendosur Matuidit një çmim prej 35-40 milionë eurosh. /Telegrafi/