Telegrafi

PSG i vë kushte Neymarit, i lejohet të kalojë te Reali vetëm nëse e fiton LK-në

Neymar dhe Bernabeu...

Superylli brazilian i PSG-së, Neymar, vazhdon të jetë top synim i Real Madridit për afatin kalimtar veror.

Megjithatë, PSG ja ka vënë një kusht yllit brazilian për të mundësuar kalimin te Real Madridi dhe rikthimin në La Liga.

Është presidenti Nasser Al-Khelaifi ai që i ka premtuar reprezentuesit brazilian se atij do t’i garantohet mundësia për t’u rikthyer në Spanjë pasi të sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve në kryeqytetin francez.

Gjatë javëve të fudnit, 25 vjeçari u ka thënë miqve të tij se ai ëndërron rikthimin në Spanjë te Real Madridi.

Neymar u largua verën e kaluar për 222 milionë euro të cilat PSG ja pagoi Barcelonës.

Që prej asaj kohe Neymar ka qenë në nivelin më të lartë të mundur me 24 gola në 23 ndeshje.

Neymarit thuhet se do t’i pëlqente roli te Real Madridi si pasues i Crsitiano Ronaldos, pasi që 32 vjeçari nuk është më i dëshiruar në Bernabeu, sipas sondazheve të Marcas.

Ronaldo pritet që të shfrytëzohet në marrëveshjen për transferimin e Neymarit prej PSG-së. /Telegrafi/