PSG janë vendosur ta ushtrojnë opsionin e tyre për të blerë Mauro Icardi nga Interi.
Sipas asaj që është raportuar nga gazeta spanjolle AS, tashmë argjentinasi po pëlqehet shumë nga klubi parisien.
Icardi ishte i lidhur me një largim nga Nerazzurrët gjatë verës dhe përfundimisht ishin PSG që e mori në huazim.
Icardi është i vendosur për t’u bashkuar me PSG përgjithmonë në fund të sezonit, pasi sulmuesi uruguaian Edinson Cavani, nuk do të rinovojë.
Icardi e ka gjetur vetën edhe me gola në klubin e ri, pasi po shënon rregullisht. /Telegrafi/