Sipas një raportimi të ri nga AS, Paris Saint-Germain i ka caktuar një afat përfundimtar Kylian Mbappes për t’i bërë të qarta qëllimet e tij.
Sulmuesi francez duhet të zgjedhë mes dy opsioneve – rinovimit me PSG-në ose largimit nga klubi – deri më 19 korrik.
Mbappe në thelb ka dy javë për të vendosur, mirëpo tashmë dihet se ai më shumë preferon të përfundojë kontratën te PSG që i skadon në verën e vitit 2024.
Sa i përket Real Madridit, lëvizja e francezit do t’i kushtonte Los Blancos deri në 200 milionë euro me bonuse të përfshira.
Thashethemet thonë se tashmë i kanë gati paratë e transferimit dhe mbetet vetëm drita jeshile nga lojtari dhe kampionët e Ligue 1.
Mirëpo, Mbappe po synon ta fitojë bonusin e besnikërisë te PSG dhe kjo po e bën punë më të vështirë për të tria palët. /Telegrafi/