PSG është duke udhëhequr ndaj Barcelonës në “Camp Nou” me rezultat 3-1.
Ndeshja e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve po kalon nën dominimin e parisienëve.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, ku fillimisht shënoi Lionel Messi nga pika e bardhë, ndërsa rezultatin e barazoi Kylian Mbappe.
Në pjesën e dytë ka qenë sërish francezi i ri që ka shënuar për 2-1.
https://twitter.com/KMbappeTeam/status/1361788599453298688
Florenzi ktheu një top në zonë, që u devijua paksa nga mbrojtja, ndërsa Mbappe shënoi me një goditje të fortë për tokë (65’).
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë për PSG-në.
Ishte italiani i ri Moise Kean që gjeti rrjetën për 3-1 me një goditje me kokë.
https://twitter.com/UNITEDEXTRA_/status/1361790084836696065
PSG po merr një rezultat shumë të mira nga ndeshja e parë. /Telegrafi/