Site icon Telegrafi

PSG do t’i paguajë një tarifë të madhe Mbappes në tri ditë

Paris Saint-Germain i detyrohet Kylian Mbappe një bonus besnikërie prej 60 milionë euro nëse ai është ende lojtar i tyre të martën e ardhshme, 1 gusht, ka bërë të ditur gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol.

Burimi pretendon se kontrata e francezit parashikon që ai të marrë bonusin e besnikërisë në dy këste deri në vitin 2024.

Kjo e bën më të qartë pse PSG po bën gjithçka që mundet për të larguar Mbappen para fundit të gushtit.

Lexo po ashtu Shpjegohet: Pse PSG do të preferonte që Mbappe t'i bashkohej Chelseat këtë verë

PSG ka vendosur një çmim prej 250 milionë eurosh për sulmuesin, por Real Madridi nuk duket i interesuar ta paguajë atë.

Bisedimet mes kampionit të Ligue 1 dhe Al Hilalit janë ftohur pasi u bë e qartë se 24-vjeçari nuk ka ndërmend të luajë në Ligën Pro Saudite.

Tani gjithçka duket se është në duart e Real Madridit. Los Blancos ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete se a do ta transferojnë lojtari si të lirë vitin e ardhshëm apo do të paguajnë një shumë nën 200 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version