Telegrafi

PSG thuhet se vazhdon të kundërshtojë shitjen e Neymarit te Barcelona

Paris Saint-Germain po vazhdon të jetë kundër shitjes së Neymarit edhe në afatin e ardhshëm kalimtar.

Skuadra franceze e bëri të njëjtin veprim edhe në verën e kaluar, derisa sulmuesi problematik filloi të acarohej e të mos luante për disa javë.

Diario Sport tani raporton se disa zyrtarë të PSG-s kanë mbajtur takim me ata të Barcelonës duke u thënë se lojtari e do rikthimin në Camp Nou, mirëpo ata nuk do ta lejojnë.

Foto: Goal.com/GettyImages.com

28-vjeçari ka tashmë shoqëri të ngushtë me Lionel Messin e Luis Suarezin, mirëpo kjo gjë nuk po e ndihmon të rikthehet në Camp Nou.

Neymar u largua nga Barcelona në vitin 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro, derisa vazhdon të lidhet me një rikthimin në këtë verë te katalunasit.

Në garë për të qëndron edhe Real Madridi, mirëpo madrilenët janë më shumë të lidhur në transferimin e bashkëlojtarit të tij Kylian Mbappe. /Telegrafi/