Neymari është shumë afër që të largohet nga Paris Saint-Germain, pas tollovisë së shkaktuar disa ditë më parë në klub.
Sipas Indepedent, kampioni i Ligue 1 po e kërkon Gareth Balen dhe para nga Real Madridi për ta lënë të lirë brazilianin që të kalojë në Santiago Bernabeu.
Barcelona fillimisht ishte shikuar si favorit për ta rikthyer 27-vjeçarin në Camp Nou, mirëpo transferimi i Antoine Griezmannit te Blaugraniast ka ndryshuar rrjedhën.
Skuadra katalonase bëri të ditur se ata e kanë transferuar francezin me një kredi gjashtëmujore prej Atletico Madridit, për t’i shuar zërat për një rikthim në skuadër.
Kështu, e përditshmja angleze raporton tani se PSG po i kërkon shërbimet e uellsianit dhe para nga Los Blancos për shërbimet e brazilianit të rebeluar.
Zinedine Zidane ka bërë të ditur në konferencë për media se ata po tentojnë ta shesin Balen, e që kjo është një shans i mirë që të dyja klubet të arrijnë marrëveshje. /Telegrafi/