Site icon Telegrafi

PSG tenton edhe transferimin e Ansu Fatit

Paris Saint Germain pritet ta kompletoj transferimin e sulmuesit francez Ousmane Dembele nga Barcelona.

Megjithatë kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona mund të mbetet pa një tjetër yll në repartin ofensivë.

Mediat spanjolle raportojnë se trajneri Luis Enrique u ka kërkuar drejtuesve që t’i dërgojnë në Paris edhe Ansu Fatin.

Lexo po ashtu Arsenali po 'peshkon' te Barcelona

20-vjeçari preferohet nga tekniku i PSG-së, i cili ka punuar me të në kohën kur ishte trajner i Spanjës dhe i di mirë cilësitë e talentit të madh spanjoll.

Edhe pse Fati ka një kontratë afatgjate me Barcelonën dhe me një klauzolë të lartë largimi, një ofertë e PSG-së rreth 100 milionë euro mund të ndryshojë mendjen e Barcelonës për të lënë të lirë lojtarin.

Lexo po ashtu Ansu Fati gati të largohet nga Barcelona nëse plotësohen dy kushte

Interesim për 20-vjeçarin ka shprehur edhe gjiganti anglez Arsenal, por edhe disa skuadra nga Arabia Saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version