Site icon Telegrafi

PSG do të lejojë largimin e Neymarit për 220 milionë euro

Neymar (Foto: Getty Images)

PSG do të lejojë superyullin Neymar që të largohet verën e ardhshme.

Cadena Ser raporton se lojtari do të jetë i lirë në fund të sezonti.

Nëse parizienët nuk shesin lojtarin verën e ardhshme, shuma e tij do të pësojë rënie për 20 milionë euro, pra do të kushtojë vetëm 200 milionë euro.

Raportimi vazhdon një storie të njëjtë në El Mundo Deportivo që nënvizon se Neymar është i pakënaqur në kryeqytetin francez.

Neymar dhe Adrien Rabiot në Bernabeu (Foto: Getty Images)

Qëndrimi i klubit për lojtarin ka qenë i qartë – ai nuk do të largohet për asnjë çmim.

Barcelona po llogarit në një rikthim të Neymarit, por Real Madridi mbetet në pole pozicion për të.

Neymar ka qenë mollë sherri e një konflikti mes shumë klubeve, përfshirë rivalët spanjoll të cilët vazhdojnë të kenë betejë për yllin brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version