Site icon Telegrafi

PSG do ta nxjerr në shitje kapitenin Thiago Silva

during a press conference/training session ahead of the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match against Manchester City at Etihad Stadium on April 11, 2016 in Manchester, England.

Thiago Silva duket se nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës në Paris Saint Germain.

Klubi francez po konsideron mundësinë për ta nxjerr në shitje kapitenin e tyre Thiago Silva.

Kështu së paku ka shkruar gazeta franceze L’Equipe që thirret në burime brenda klubit parisien.

Silva ka humbur vendin e titullarit nga dyshja Marquinhos – Kimpembe të cilët kanë shkëlqyer këtë edicion.

33-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2020, por duket se do të largohet nëse vije një ofertë rreth 10 milionë euro.

Thiago Silva. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

E ardhmja e brazilianit duket se do të jetë jashtë kontinentit të Evropës.

Skuadrat kineze dhe ato amerikane menjëherë janë alarmuar dhe po shikojnë mundësinë e transferimit të Silvës.

Por nuk përjashtohet mundësia që Silva të rikthehej në Milan për ta mbyllur karrierën futbollistike.

Silva ka luajtur për Parisin që nga viti 2012 kur u bashkua nga gjiganti italian Milan për 42 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version