Site icon Telegrafi

PSG synon transferimin e Kantes

Paris Saint-Germain po monitoron situatën e kontratës së N’Golo Kantes pasi Thomas Tuchel e zhyti në pasiguri të ardhmen afatgjatë të fituesit të Kupës së Botës te Chelsea, raporton Times.

Mesfushori ka më pak se një vit të mbetur në marrëveshjen e tij dhe trajneri gjerman pranoi se shqetësimet e lëndimeve dhe mosha e 31-vjeçarit do të merren parasysh kur të ofrohet një kontratë e re.

PSG ka qenë adhurues afatgjatë i Kantes dhe bëri një përpjekje për të blerë mesfushorin francez në vitin 2018, kur ai përfundimisht zgjodhi të nënshkruajë një marrëveshje të re pesëvjeçare fitimprurëse në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Kante nuk e ka të sigurt të ardhmen te Chelsea, Tuchel thotë se po i marrin parasysh moshën dhe lëndimet e tij

Kante do të ishte i lirë të fillonte bisedimet me klubet e tjera nga janari, kur marrëveshja e tij do të kishte gjashtë muaj të mbetur.

Chelsea përfundoi duke humbur mbrojtësit Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger falas këtë verë, pasi nuk arritën të rinovonin marrëveshjet e tyre, duke lënë ekipin e ri.

Andaj, një rast i tillë mund të ndodhë edhe me Kanten, pasi PSG tashmë është në bisedime me përfaqësuesit e tij që ta bind që të kalojë në radhët e tyre në verën e e vitit 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version