Telegrafi

PSG synon transferimin e Fabinhos

Fabinho (Foto: Lynne Cameron/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain është rreshtuar për një lëvizje për mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho.

Sipas mediumit Le Parisien, drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique po përgatitet një lëvizje për mesfushorin brazilian.

Drejtuesi i klubit parisien e mendon Fabinhon si njër përforcim të madh për afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Klopp: Fabinho duhet të mësohet me stilin e Liverpoolit, nuk ka asnjë problem me të

Me PSG-në që ka shkelur mbi ligjet financiare të Fair Play të UEFA-s, Henrique do të kërkojë të marrë Fabinhon në hua deri në fund të këtij sezoni.

Fabinho gjatë një dueli me Mateo Kovacic (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, blloku i pengesës mund të jetë raportin i Henriques me agjentin e Fabinhos, Jorge Mendes.

Kjo pasi mediumi francez raporton se dyshja Henrique-Mende tani nuk janë duke folur fare mes vete.

Lexo po ashtu Historia e suksesit – Monaco brenda një viti 550 milionë euro përfitime nga shitjet

Nga ana e tij, Fabinho mund të jetë i hapur për këtë transferim duke marrë parasysh betejën e tij për minuta deri tani këtë sezon.

Mesfushori arriti në Anfield vetëm verën e kaluar nga AS Monaco për një shifër mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/