Paris Saint-Germain është rreshtuar për një lëvizje për mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho.
Sipas mediumit Le Parisien, drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique po përgatitet një lëvizje për mesfushorin brazilian.
Drejtuesi i klubit parisien e mendon Fabinhon si njër përforcim të madh për afatin kalimtar të janarit.
Me PSG-në që ka shkelur mbi ligjet financiare të Fair Play të UEFA-s, Henrique do të kërkojë të marrë Fabinhon në hua deri në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, blloku i pengesës mund të jetë raportin i Henriques me agjentin e Fabinhos, Jorge Mendes.
Kjo pasi mediumi francez raporton se dyshja Henrique-Mende tani nuk janë duke folur fare mes vete.
Nga ana e tij, Fabinho mund të jetë i hapur për këtë transferim duke marrë parasysh betejën e tij për minuta deri tani këtë sezon.
Mesfushori arriti në Anfield vetëm verën e kaluar nga AS Monaco për një shifër mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/