Site icon Telegrafi

PSG synon pesë lojtarë të Real Madridit si ‘hakmarrje’ për Kylian Mbappe

Paris Saint-Germain thuhet se synon pesë lojtarë të Real Madridit në hakmarrje për qasjen e Los Blancos për Kylian Mbappe.

Mbappe është ende duke luajtur te PSG këtë sezon, pavarësisht se sulmuesi ka pasur një mosmarrëveshje shumë publike me klubin mes interesimit nga Reali.

Reprezentuesi francez dukej i gatshëm të largohej nga PSG këtë verë, pasi kishte refuzuar të nënshkruante një kontratë të re me gjigantët e Ligue 1.

Mbappe u përjashtua më pas nga stërvitjet e ekipit të parë dhe humbi turneun parasezonal të klubit.

Lexo po ashtu Real Madridi tashmë ka vendosur për “planin B” nëse Mbappe vendos të qëndrojë te PSG

Dhe ndërsa afati kalimtar i verës tani është mbyllur, e ardhmja e Mbappes mbetet e pasigurt me më pak se një vit në marrëveshjen e tij aktuale.

Në të vërtetë, Reali ka shprehur prej kohësh interes për 24-vjeçarin, madje ishte afër nënshkrimit të tij në vitin 2022, por që francezi bëri një kthesë dramatike dhe nënshkroi marrëveshjen e lartpërmendur me PSG-në.

Është raportuar gjerësisht se në qendër të mosmarrëveshjes së kësaj vere, ishte se PSG ishte i bindur se Mbappe tashmë ka pranuar t’i bashkohet Realit verën e ardhshme.

Dhe në një lëvizje hakmarrjeje, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi tani thuhet se dëshiron të nënshkruajë me pesë nga ‘xhevahirët’ e Real Madridit.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Vinicius Jr dhe Rodrygo janë dy objektivat kryesore të PSG-së, me këtë të fundit që besohet të jetë propozimi më realist.

Ndërkohë, ekipi francez thuhet gjithashtu se po shikon objektivin e Liverpoolit Aurelien Tchouameni, si dhe dy mesfushorët tjerë Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde.

Sigurisht, me largimin e Marco Verrattit te skuadrën e Katarit, Al-Arabi, përforcimet e mesfushës do të mirëpriten në Paris.

Megjithatë, pengesa më e madhe për realizimin e çdo marrëveshjeje thuhet se janë klauzolat e mëdha të lirimit që Reali i ka vendosur talenteve të tyre më të çmuar.

Për shembull, Vinicius Jr. thuhet se ka nënshkruar një kontratë gjatë verës me një klauzolë lirimi që mendohet të jetë 1 miliard euro.

Kjo çështje do të komplikohej vetëm nga fakti që Mbappe mund të largohej falas nga PSG verën e ardhshme. Kjo do të thotë se parisienët nuk do të kenë të ardhura nga largimi i tij për të financuar ndonjë transferim. /Telegrafi/

Exit mobile version