Telegrafi

PSG shumë afër marrëveshjes me Theo Hernandezin

Theo Hernandez. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Paris Saint Germain është shumë afër marrëveshjes me mbrojtësin francez Theo Hernandez.

Kampioni francez janë duke negociuar me lojtarin prej disa javësh, ndërsa raportohet se marrëveshja është shumë afër.

Mbrojtësi i majtë iu bashkua Milanit verën e kaluar nga Real Madrid dhe ka shkëlqyer me fanellën e Rossonerëve.

PSG i ka ofruar Theos një kontratë afatgjate pesë vjeçare ku lojtari do të fitonte një pagë prej gjashtë milionë eurove në sezon.

Theo Hernandez. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Theo është shumë afër të pranojë kontratën e PSG-së, pasi sipas medieve franceze kanë mbetur vetëm disa bonuse që të vendosen në kontratën e lojtarit.

Nga ana tjetër parisienët pritet që ta kompletojnë transferimin e tij për 50 milionë euro, shumë që e lë të kënaqur Milanin.

22-vjeçari me fanellën e Rossonerëve ka zhvilluar 25 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime.

Vlen të theksohet se Theo iu bashkua Milanit për 20 milionë nga Real Madridi, ndërsa gjiganti italian pritet të bëjë një fitim të madh nga shitja e tij. /Telegrafi/