Site icon Telegrafi

PSG shkruan historinë, kalon në finale të Ligës së Kampionëve – pas fitores bindëse ndaj RB Leipzigut

RB Leipzig vs PSG (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Paris Saint Germain ka arritur të bëjë histori, pasi është hera e parë për ta që do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze eliminoi Rasenball Sport Leipzigun me rezultat 3-0, për të kaluar në finale të garës më të madhe për klube në Evropë.

PSG kishte një shans të artë në minutën e 13-të cilën e konkretizuan mjaftë mirë.

RB Leipzig vs PSG (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Nga një harkim në zonë i Angle di Marias, Marquinhos pati një shkëputje të mirë, për të shënuar me kokë.

Kampioni i Ligue 1 nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Di Marias (42′), që pranoi një asistim nga Neymar.

RB Leipzig vs PSG (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

PSG e filloi mirë edhe 45 minutëshin e dytë, duke arritur të shënonin golin e tretë me anë të Juan Bernat në minutën e 56-të, derisa Di Maria ishte sërish asistues.

RB Leipzig kishte një shans të artë që të ngushtonte rezultatin me anë të Patrik Schick (82′), mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

PSG kaloi me lehtësi në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa tani do të pres fituesin e takimit në mes të Baern Munich dhe Lyonit se kush kalon tutje për t’u përballur më pas në finale. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oGmkUeGzjBc

https://www.youtube.com/watch?v=a1Um_Psqfos

https://www.youtube.com/watch?v=aW6mtHNYSGs

Exit mobile version