Telegrafi

PSG shkatërron Monacon dhe i hakmerret duke fituar titullin e Ligue 1

Foto: Sport360°/Twitter

Paris Saint Germain fitoi ndaj Monacos me rezultat 7-1 në Ligue 1.

Me këtë rast klubi nga Parisi fitoi kampioantin, duke iu hakmarrë kuqebardhëve për titullin e fituar në sezonin e kaluar.

Festivalin e golave për vendasit e filloi Giovani Lo Celso (15), dy minuta më vonë shënoi Edinson Cavani (17′) dhe pastaj Angel Di Maria (20′).

Lo Celso shënoi edhe një herë në minutën e 27-të, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Rony Lopes në minutën e 38-të.

(Foto: Paris Saint-Germain/Twitter)

Golat nuk munguan edhe në pjesën e dytë, Di Maria në minutën e 58-të, Radamel Falcao autogol në minutën e 76-të dhe në fund Jualian Draxler (86′).

PSG bëhet kampione e Ligue 1 me 87 pikë, 17 më shumë se Monaco në vendin e dytë. Ndeshja e ardhshme e klubit nga Parisi është ndaj Bordeaux, kurse Monaco kundër Guingamp.

Ky ishte titulli i shtatë në histori të klubit, i pesti në gjashtë vitet e fundit. /Telegrafi/