Site icon Telegrafi

PSG rrezikon përjashtimin nga garat evropiane, duhet ta shes njërin nga yjet e mëdha Neymarin ose Mbappen

PSG duhet të marrë një vendim të vështirë për të shpëtuar nga pezullimi në garat evropiane për shkak të shkeljeve të mëdha të rregullave të Fair Play Financiar.

Për ta rregulluar bilancin, klub parisien duhet të fitojë 170 milionë euro, përndryshe do të përjashtohen sigurt nga Liga e Kampionëve.

Këtë shifër milionëshe klubi francez mund ta sigurojë vetëm nëse shet njërin nga dy yjet e mëdha Neymar ose Kylian Mbappen.

Në pritje që çështja të zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, PSG duhet patjetër të rregullojë shifrat e bilancit, nëse nuk dëshiron të përjashtohet nga Evropa.

Shitja e një lojtari shumë të rëndësishëm duket rruga më e lehtë.

Për brazilianin PSG pagoi shumën rekord 222 milionë euro, që shkoi në arkat e Barcelonës, ndërsa Mbappe i ka kushtuar 180 milionë euro blerja nga Monaco.

Të dy lojtarët u interesojnë shumë klubeve të mëdha evropiane, veçanërisht dy gjigantëve spanjollë, Real Madridit dhe Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version