Telegrafi

PSG rivalizon Realin, Liverpoolin dhe Arsenalin për talentin ukrainas

Mykhalo Mudryk

Mykhaylo Mudryk vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit e rinj më të kërkuar në Evropë nga skuadrat e mëdha.

Sulmuesi ukrainas ka shkëlqyer këtë sezon me Shakhtarin në kampionat dhe Ligën e Kampionëve duke zgjuar interesimin e top klubeve për të.

Në fakt Shakhtar kishte edhe në verë oferta për yllin e skuadrës nga Arsenal dhe Everton, por që i refuzoi ato.

Tani mediat e ndryshme evropiane kanë raportuar se top klubet si Arsenal, Liverpool e Real Madrid janë duke monitoruar situatën e 21-vjeçarit.

L’Equipe së fundmi ka raportuar se edhe PSG po dëshiron transferimin e Mudryk pasi e shohin si zëvendësuesin adekuat të brazilianit Neymar.

Reprezentuesi ukrainas në shtatë ndeshjet e para këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Shakhtar synon të fitojë mbi 40 milionë euro nga shitja e yllit të skuadrës. /Telegrafi/