Site icon Telegrafi

PSG refuzoi transferimin e Pogbas

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba u refuzua nga Paris Saint-Germain verën e fundit.

Pogba ishte një shënjestër kryesore për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili e donte me çdo kusht në Bernabeu.

Ndërsa, edhe ish-klubi i tij italian, Juventusi gjithashtu ishte i interesuar për ta rikthyer francezin në Torino.

Lexo po ashtu Reali ka gati 105 milionë euro plus Bale për Pogban

Sipas mediumit Sport Italia, agjenti i Pogbas, Mino Raiola gjithashtu u përpoq ta transferonte yllin francez në PSG.

Pretendohet se mesfushori ishte i gatshëm të kthehej në Francë dhe mbështeti këtë veprim të Raiolas.

Sidoqoftë, PSG nuk ishte e interesuar për të transferuar Pogban, veçanërisht duke u përqendruar në mbajtjen e Neymarit. /Telegrafi/

Exit mobile version