Telegrafi

PSG refuzoi ofertën e Barcelonës prej 80 milionë eurosh për Neymarin

Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurosh nga Barcelona për Neymarin, këtë verë.

Emri i Neymarit ka qenë shumë i përfolur gjatë verës për një largim nga Parc des Princes, me brazilianin që lidhej me një rikthim në Camp Nou.

Edhe presidenti i Barçës, Joan Laporta zbuloi interesimin e klubit për një lëvizje verore në fillim të kësaj jave, por negociatat përfundimisht nuk përparuan.

Lexo po ashtu Laporta: Neymar donte të kthehej, bisedimet për shitjen e Fatit janë gënjeshtra

Megjithatë, tani zbulohet se klubi katalunas kishte bërë edhe ofertë për blerjen e Neymarit, por që e cila është refuzuar nga PSG.

Sipas mediumit Le10Sport, PSG refuzoi një ofertë me vlerë 80 milionë euro nga Barcelona për të rikthyer Neymarin këtë verë.

Në fund, Neymar nënshkroi rinovimin e kontratës me klubin parisien, teksa tani ndihet i lumtur pasi është ribashkuar me mikun e tij të mirë, Lionel Messi. /Telegrafi/