Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo, po përcjell situatën e mesfushorit të Milanit, Ismael Bennacer, vlera e të cilit është 30 milionë euro.
Sipas mediumit francez le10sport, Leonardo personalisht i është afruar rrethit të Bennacerit dhe ka kontaktuar Rossonerët për të pyetur në lidhje me disponueshmërinë e tij këtë verë.
Reprezentuesi 22-vjeçari i Algjerisë u bashkua me Milanin vetëm në gusht të vitit 2019, duke nënshkruar nga Empoli për 16 milionë euro plus bonuse.
Edhe pse Leonardo tashmë kishte lënë kuqezinjtë atëherë, ai ishte përfshirë në negociatat e hershme për transferimin e algjerianit.
Duket se braziliani nuk e ka harruar Bennacerin dhe do të dëshironte ta sillte atë në Paris.
Sidoqoftë, raporti i mediumit francez shton se Milani nuk do të ulet as në tavolinën e bisedimeve për ndonjë shifër nën 30 milionë euro. /Telegrafi/