Paris Saint-Germain duket se e ka seriozisht për transferimin e Sergio Ramosit në afatin e janarit.
Mbrojtësi spanjoll ka kontratë me Real Madridin në qershor të vitit të ardhshëm dhe mund të largohet si lojtar i lirë.
Sipas asaj që raporton Diario AS, kampioni i Ligue 1 ka gjithçka gati që të futet në negociata me Los Blancos për transferimin e Ramosit.
PSG thuhet se do t’i ofrojë një pagë edhe më të lartë spanjollit se sa ajo që fiton te Real Madridi, në mënyrë që të kalojë në Parkun e Princave.
Në afatin e janarit, Ramos do të jetë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij dhe madrilenët mund të mos pajtohen që ta lënë atë të lirë.
Kështu, për të mos ndodhur ajo gjë, Real Madridi mund të shesë kapitenin e tyre në afatin e dimrit për një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/