Paris Saint-Germain është i interesuar që të transferojë Anthony Martialin nga Manchester United qysh në janar.
Sipas asaj që raporton 90min, sulmuesi francez është i gatshëm që të largohet nga Djajtë e Kuq, pasi nuk ka hapësirë.
Martial ishte konsideruar te Unitedi si një lojtar me të ardhme të madhe, por që kështu nuk kanë rrjedhë gjërat për të në Old Trafford.
Andaj, PSG po e projekton transferimin e lojtari në afatin e dimrit dhe Unitedi është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me të.
Deri më tani në këtë edicion, Martial ka startuar në vetëm katër ndeshje në të gjitha garat, duke luajtur në total 359 minuta.
Në garë për lojtarin raportohet të jetë edhe Lyoni, por që PSG po i prinë garës për shërbimet e tij. /Telegrafi/