Paris Saint-Germain thuhet se po tenton të transferojë N’Golo Kanten nga Chelsea në afatin kalimtar të kësaj vere.
Mesfushori francez është duke shkëlqyer te The Blues që disa vite, andaj parisienët janë të gatshëm që t’i ofrojë një pagë të majme.
Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, PSG tashmë është duke biseduar me përfaqësuesit e lojtarit dhe po synon t’i bind ata që lojtari të kalojë në Parkun e Princave.
Nuk është hera e parë që klubi nga Ligue 1 po tenton të transferojë Kanten, pasi edhe në të kaluarën kishin shfaqur interesim.
Por, vështirë se Chelsea do të lejojë largimin e tij, duke ditur rëndësinë që ka për ta lojtari në mesfushë.
Kante synon të mbetet edhe për disa vite te The Blues, mirëpo është në dorën e këtyre të fundit. /Telegrafi/