Mattia De Sciglio është shumë afër që të transferohet te Paris Saint-Germaini në afatin e janarit.
Lavyin Kurzawa nuk i ka plotësuar pritshmëritë e Thomas Tuchel, e që ky i fundit e dëshiron largimin e tij.
Humbja e që pësoi kampioni i Ligue 1 të premten ndaj Dijonit, ka shkaktuar shqetësime te skuadra franceze që po kërkon ndryshime në dimër.
Abdou Diallo tashmë i ka zënë vendin Kurzawa, mirëpo as ky nuk po mund që të krijojë lojën që po e kërkon Tuchle.
Kështu, trajneri ka kërkuar nga PSG që në janar ta transferojë mbrojtësin e Juventusit, që po ashtu nuk është në planet e Maurizio Sarrit.
Mbrojtësi italian më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur, andaj Zonja e Vjetër mund të pajtohet me shitjen e tij.
Ky largim i De Sciglios do t’i mundësonte Juventusit që të transferonte zëvendësuesin e tij dhe një lojtar që mund të luajë një lojë më të shpejtë. /Telegrafi/