Site icon Telegrafi

PSG pritet të bëjë ofertë në çaste e fundit për Pogban, nëse Mbappe i bashkohet Real Madridit

Paris Saint-Germain raportohet se do të bëjë ofertë për Paul Pogban në çastet e fundit, nëse Kylian Mbappe i bashkohet Real Madridit.

Klubi i Ligue 1 po refuzon të shesë sulmuesin francez në këtë afat, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që të kalojë te Los Blancos.

Lexo po ashtu Me Mbappen në skuadër – formacioni i Real Madridit do të mund të ngjallte ‘frikë’ te skuadrat evropiane

Një ofertë rreth 160 milionë euro është bërë nga Real Madridi për fituesin e Kupës së Botës, mirëpo ajo është refuzuar nga PSG.

Por, mediat angleze raportojnë se nëse Mbappe e kompleton kalimin te skuadra spanjolle në këtë javë, atëherë ata do të nxitojnë me një ofertë të majme për Pogban.

Lexo po ashtu “Nëse pajtoheni me çmimin specifik, na kontaktoni ose përfundoni sezonin me një golfist” – anëtari i familjes mbretërore nga Katari thumbon Real Madridin

Mesfushori francez thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Manchester United dhe po e shikon mundësin e kalimit në Parkun e Princave.

Kontrata e Pogbas te Djajtë e Kuq skadon në vitin e ardhshëm, andaj kalimi i tij te PSG do të ishte i mundur, nëse bën kërkesë për largim te klubi i Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version