Julian Draxler po shkon drejt përfundimit të aventurës me Paris Saint-Germainin, pasi në këtë verë pritet të ndodhë largimi i tij.
Futbollisti gjerman do të largohet nga Parku i Princave, pasi klubi francez ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin atë nëse pranojnë një ofertë ideale.
25-vjeçari u transferua te PSG-ja në vitin 2017, duke shënuar 20 gola në 107 paraqitje, andaj këto statistika kanë bërë që të preferohet shitja e tij.
Draxler po lidhet me një rikthim të mundshëm në Bundesliga, derisa në të kaluarën ishte pjesë e Schalkes, mirëpo tani e do Bayern Munichu.
Në garë për shërbimet e tij është edhe Tottenham Hotspurit, por PSG kërkon 40 milionë euro nga shitja e gjermanit.
L’Equipe bën me dije se skuadra parisiene do ta shesë Draxlerin posa ta pranojnë ofertën që u konvenon edhe atyre. /Telegrafi/