Paris Saint-Germain është duke tentuar ta transferojë Paul Pogban në këtë verë nga Manchester United.
Sipas mediave në Francë, raportohet se kampioni i Ligue 1 është shumë afër marrëveshjes me Djajtë e Kuq për mesfushorin që e kërkon largimin me ngulm.
Edhe pse rivalizohen nga Real Madridi, PSG-ja po planifikon t’i ofrojë një pagë të majme francezit, vetëm që të kalojë në Parkun e Princave.
Los Blancos thuhet se ka ofruar 100 milionë euro për transferimin e francezit, mirëpo Manchester United po kërkon hiq më pak e 150 milionë euro.
Sipas Indepedent, Nasser al-Khealifi, është duke i kërkuar me ngulm shërbimet e Pogbas, duke ditur se do ta shesin në këtë verë Neymarin.
Agjenti i francezit, Mino Raiola, është një person shumë i afërt me pronarin e PSG-s, andaj kjo gjë mund të bëjë që marrëveshja të realizohet në javët e ardhshme.
Në garë për transferimin e Pogbas është edhe ish-skuadra e tij, Juventusi, mirëpo parisienët mund ta joshin atë me një ofertë të majme. /Telegrafi/