Joao Neves nuk do të vazhdoj karrierën te Benfica pasi për të ka interesime nga top klubet evropiane.
Manchester United prej kohësh ka kërkuar transferimin e mesfushorit të talentuar portugez, por tani ka një konkurrencë të fortë nga PSG.
Kampioni në fuqi i Francës është futur fuqishëm në garë për transferimin e mesfushorit duke bërë një ofertë të pabesueshme.
Sipas CNN Portugal, oferta në fjalë nga francezët do të ishte 120 milionë euro plus një lojtar që nuk specifikohet në informacionet e sipërpërmendura.
Kjo është një ofertë e pabesueshme që vështirë se do t’i rezistojë edhe Benfica, përkundër dëshirës së lojtarit që është transferimi në Angli.
19-vjeçari kishte një marrëveshje personale me Djajtë e Kuq, megjithatë United nuk ka ofruar më shumë se 80 milionë euro për të.
Gjithnjë sipas mediave portugeze dhe atyre franceze, është çështje ditësh kur do të zyrtarizohet kalimi i Joao Neves në Parc de Princes. /Telegrafi/