Telegrafi

PSG angazhohet për transferimin e James Milnerit

Paris Saint-Germaini është duke tentuar që ta transferojë James Milnerin nga Liverpooli në afatin kalimtar të kësaj vere.

Le Parisien raporton se mesfushori veteran është duke u lidhur me një kalim në Francë, pasi kontrata e tij ka hyrë në muajt e fundit në Anfield.

Milner do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit më 1 qershor në Madrid, andaj monitoruesit e lojtarëve nga PSG do të jenë të pranishëm.

Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo ndeshje mund të jetë e fundit për mesfushorin anglez në fanellën e Liverpoolit, edhe pse Jurgen Klopp është i gatshëm që t’i ofrojë kontratë të re.

Lexo po ashtu Salah bën shaka me Milner: A i ke planifikuar pushimet?

PSG do ta shikojë nga afër lojën e Milnerit, ndërsa më pas mund ta takojë atë për një transferim të mundshëm në Parkun e Princave. /Telegrafi/