Telegrafi

PSG po e konsideron transferimin e Coutinhos

Philippe Coutinho vazhdon të lidhet me largim të mundshëm nga Barcelona, pas dy sezoneve zhgënjyese që kaloi në Camp Nou.

Ylli brazilian nuk po preferohet nga bordi i klubit katalunas edhe pse Ernesto Valverde ka bërë me dije ditë më parë se e konsideron pjesë e planeve të tij.

Sipas Sport, Paris Saint-Germaini është duke tentuar që në këtë verë ta transferojë Coutinhon nga Barcelona.

Philippe Coutinho (Foto: Barcelona/Twitter)

Braziliani është duke e preferuar qëndrimin te Barcelona edhe për një sezon, mirëpo e gjitha do të varet nga drejtuesit e skuadrës nëse do ta mbajnë atë.

Lexo po ashtu Valverde po i largon 11 lojtarë nga Barcelona

PSG është duke e pëlqyer transferimin e Coutinhos në Parkun e Princave, në mënyrë që ta bindë Neymarin që të qëndrojë në klub.

Barcelona thuhet se është duke e planifikuar shitjen e brazilianit, derisa kërkon 120 milionë euro për shërbimet e tij, por që kishte paguar te Liverpooli 155 milionë. /Telegrafi/