Paul Pogba nuk është duke kaluar nëpër një moment të mirë te Manchester United.
Marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho është e acaruar dhe Pogba po mendon largimin nga klubi.
Këtë gjë po mundohet ta shfrytëzojë në maksimum kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain që po tenton transferimin e Pogbas.
Sipas të përditshmes angleze The Sun, PSG po planifikon që të dërgojë në janar një ofertë prej 120 milionë euro për transferimin e francezit.
Por kryeqytetasit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj rregullave të ‘Fair Play financiar’ (FFP), pasi fillimisht duhet të shesin ndonjë lojtar para se të dërgojnë ofertë për Pogban.
Transferimi i Pogbas për PSG-në nuk do të jetë i lehtë, pasi mesfushori francez ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave tjera të mëdha.
Ish-skuadra e tij Juventus por edhe Barcelona vazhdojnë të jenë të interesuar për transferimin e 25-vjeçarit.
Fituesi i Kupë së Botës, ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në 30 qershor të vitit 2021.
Kujtojmë që United e riktheu francezin në vitin 2016 në skuadër pasi paguan 105 milionë euro te Juventusi. /Telegrafi/