Telegrafi

PSG përgatiti ‘fshesën’, gati katër largime të mëdha nga klubi

Pas blerjeve të Neymarit dhe Mbappe, Paris Saint-Germain po bëhet gati të largojë katër lojtarë, prej më të fortëve në klub.

Sipas Le10Sport, bëhet fjalë për Angel Di Maria, Julian Draxler, Lucas Mouran dhe Javier Pastore.

Nuk dihen destinacionet e lojtarëve, por ka interesim të madh për ta nga shumë klube në Evropë.

Di Maria dhe Julian Draxler janë kërkuar nga Barcelona deri në momentet e fundit në afatin kalimtar.

Për Mouran ka pasur interesim nga klubet angleze, ndërsa Pastore është kërkuar Interi dhe Milani.

Largimi i tyre do ta ndihmonte PSG-në edhe në zvogëlimin e shpenzimeve për pagave që mbeten të larta.

Përveç tyre, nga PSG mund të largohet edhe portieri gjerman Kevin Trapp, i cili kërkohet nga Atletico Madridit, që mund  të mbetet pa Jan Oblak. /Telegrafi/