Telegrafi

PSG përgatit ofertë për De Gean

David De Gea (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini planifikon të ndërhyjë në bisedimet Manchester Unitedit me David de Gean për ta joshur portierin drejt kryeqytetit francez.

Spanjolli akoma nuk ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës, ndërsa krahas pagës së lartë që kërkon, ai dëshiron t’i dijë edhe planet për përforcimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, sipas The Sun, PSG është gati t’ia plotësojë kërkesat financiare, ndërsa Unitedit do t’i ofrojë 60 milionë funte (69.5 milionë euro) për blerjen e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga David de Gea

Djajtë e Kuq duhet të mendojnë për ta pranuar ofertën në rast se nuk arrijnë t’ia zgjasin kontratën De Geas më gjatë se viti 2021.

Real Madridi është një klub tjetër, i cili qe një kohë të gjatë është duke e monitoruar portierin 28 vjeçar. /Telegrafi/