Sulmuesi i talentuar francez, Moussa Dembele nuk pritet të qëndrojë për kohë të gjatë tek kampioni skocez Celtic.
Anëtari i gjigantit skocez ka shkëlqyer në ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve dhe pritet të largohet nga Skocia për ndonjë ekip më të madhe.
20-vjeçari po kalon momentet e tij më të mira në karrierë dhe vlera e tij është rritur në 25 milionë euro.
Ish-anëtari i Fulham, është bërë objektivi kryesor i gjigantit francez Paris Saint Germain.
Gjithsesi në garë për të janë edhe Barcelona, Arsenal dhe Manchester City.
Celtic do ta ketë tejet të vështirë ta ndalojë largimin e tij, mirëpo bardh e gjelbërtit synojnë që ta lënë të lirë në verë yllin e saj. /Telegrafi/