Site icon Telegrafi

PSG pas sulmuesit të Juves

Raportet në Francë sugjerojnë Paris Saint-Germain janë të interesuar në sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Sulmuesi kroat ka bërë shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por deri më tani ende nuk ka arritur të shënoj për bardhezinjtë.

Mandzukic ishte sulmuesi i preferuar i trajnerit Max Allegri, por nënshkrimi rekord i klubit Gonzalo Higuain tashmë ka pesë gola në shtatë ndeshje dhe kjo ja ka vështirësuar minutat në ndeshjet në vijim.

Lexo po ashtu PSG konsideron transferimin e Baccas

Sipas L’Equipe, PSG e shohin 30-vjeçarin si një plotësues i mirë për Edinson Cavani dhe janë të etur për të sjellë atë në Parc des Princes.

Ndërsa, Tuttomercatoweb spekulon se ‘Zonja e Vjetër’ mund të përdorin këtë mundësi për të ri-hapur bisedimet për Blaise Matuidi, pas një lëvizje gjatë verës dështoi. /Telegrafi/

Exit mobile version