Telegrafi

PSG parakalon Real Madridin në garë për Eriksenin

Paris Saint-Germain është vendosur t’ia rrëmbej Real Madridit objektivin e tyre të madh, yllin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Mesfushori me tipare sulmuese danez ka hedhur poshtë disa herë mundësinë e një kontrate të re në White Hart Lane.

Klubi do të donte të shiste 27-vjeçarin reprezentuesin danez në afatin e janarit për të fituar disa para, para se ta ‘falte’ atë në verë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Christian Eriksenit

Sidoqoftë, sipas mediumit britanik Daily Mail, PSG tani është bërë pretendent kryesor për nënshkrimin e tij ndërsa ata kërkojnë të rrëmbejnë marrëveshjen para Realit.

Christian Eriksen (Foto: Marca.com)

Por, Eriksen e di se ai mund të sigurojë një marrëveshje më fitimprurëse qershorin e ardhshëm, kur ai është transferim i lirë dhe ka të ngjarë të refuzojë largimin në janar.

Ai është në gjendje të nënshkruajë një para-kontratë në janar për një klub jashtë Anglisë dhe parisienët shihen favorit. /Telegrafi/