Paris Saint-Germain edhe pse i kualifikuar nuk i ka ndalur golat në përballjen me Galatasarayn në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze fitoi 5-0 në Parkun e Princave ndaj asaj turke, derisa e kishte siguruar më herët kalimin në 1/16 e finales.
Golin e parë për parisienët e shënoi Mauro Icardi në minutën e 32-të nga një asistim i Kylian Mbappes.
1️⃣ @MauroIcardi 👂 pic.twitter.com/v2bvlQASia
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 11, 2019
Pablo Sarabia (35’) e dyfishoi epërsinë e që u shërbye mjaftë mirë nga Neymari, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me dy gola epërsi.
Braziliani më pas ndryshoi rolin, pasi nga asistues u bë në golashënues e që arriti të realizonte në minutën e 47-të nga një asistim i Mbappes.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 11, 2019
E njëjta gjë ndodhi edhe me sulmuesin francez që ishte asistues, duke e realizuar golin e tij në të 63-në.
Parisienët arritën ta realizonin edhe golin e pestë në këtë takim me anë të Edinson Cavanit (83′) që shënoi nga penalltia.
PSG e ka mbyllur fazën e grupeve si lider me 16 pikë, Real Madridi po ashtu i kualifikuar me 11, Club Brugge me tri dhe Galatasaray me dy sosh. /Telegrafi/
https://streamable.com/3layi
https://streamable.com/3ls0j