Telegrafi

PSG i ofron para dhe një lojtar Milanit për t’i marrë shërbimet e Paquetas

Lucas Paqueta. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Luqas Paqueta mund të largohet nga Milani qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori brazilian është objektivi kryesor i kampionëve të Francës, Paris Saint Germain për repartin e mesfushës.

Kampioni në fuqi i Francës ka shprehur interesim për transferimin e brazilianit pasi ai pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga drejtori sportiv Leonardo.

Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë tetë milionë euro si dhe shërbimet e gjermanit Julian Draxler.

Lucas Paqueta. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani e ka në tavolinë këtë ofertë dhe janë duke e shqyrtuar para se t’i kthejnë përgjigje përfundimtare Parisit.

Braziliani nuk po ka hapësira nën urdhëratë e trajnerit Stefano Pioli dhe kjo ka bërë që ai të mendojë largimin nga San Siro. /Telegrafi/